‘Shifra skandaloze të largimit të studentëve’/ Mehmeti: Qeveria Rama pa asnjë skemë mbështetëse

09:01, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në një lidhje Skype në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi, ka kritikuar qeverinë Rama për mungesën e mbështetjes financiare ndaj studentëve dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Mehmeti deklaroi se që prej vitit 2015, çdo vit rreth 10 deri në 11 mijë të rinj plotësojnë formularët për të studiuar jashtë Shqipërisë, ndërsa kostot e larta të jetesës e bëjnë gjithnjë e më të vështirë studimin në Tiranë.

Ai tha se, ndërsa qeveria shqiptare nuk ka një skemë të mjaftueshme mbështetëse për studentët, vende si Italia u ofrojnë bursa dhe ndihmë financiare të rinjve shqiptarë.

Mehmeti ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e institucioneve shtetërore, duke kërkuar llogari për Agjencinë e Financimit të Arsimit të Lartë.

Pjesë nga intervista:

Mesatarja më kujton një thënie të bukur të zotit Shano, që tha: “Ju keni dy pula, unë kam asnjë, po mesatarisht hamë një”, pra kjo 602 është gjithmonë e diskutueshme.

Po të marrim një përllogaritje të thjeshtë, Qyteti Studenti kushton nga 60 mijë deri në 75 mijë lekë të vjetra në muaj, një krevat, jo dhomë, herë 10 muaj bëjnë 600 mijë deri në 750 mijë, krevati, dhe nga 600 mijë lekë të duhet të shtysh muajin në Tiranë, ta shtysh pra, llogarite 20 mijë lekë në ditë, e dimë mirë se çfarë mund të bëhet.

Llogarit pastaj internetin, llogarit shpenzimet për jetën akademike, që do të thotë internet, tekste, fotokopje etj., etj. Merr me mend se sa shkon. Po përtej kësaj, studenti është dhe mbetet i varfër në çdo vend dhe, në qoftë se ti llogarit tani, me këtë euron që është copë-copë, se dhe po të ndihmon dikush nga jashtë, dikur në 2012-2013 do të duheshin, po themi kot, 400 euro që bënin një jetë luksoze si student. Sot duhen 800 euro që të të bien nga jashtë, që të shkojnë 500-600 mijë lekë me kursin që e ka euroja.

Po të shtyhemi më tutje, ne kemi shifra skandaloze. Atë që dihet zyrtarisht nga 2015 e kemi diskutuar. Nga 2015 ne kemi një ritmikë të pandryshueshme, 10 në 11 mijë studentë kanë zyrtarisht nga QSHA, kanë plotësuar formularët që do ikin jashtë vendit. Ne kemi një shifër, edhe shifra 11.4 është e vogël, sepse me atë shifër nuk hyjnë studentët në Amerikën e Veriut, pra kemi studentin që ka ikur në Amerikën e Veriut. Sa kanë ikur? 200-300-150, por për ne është humbje e madhe. Në qoftë se për një vend tjetër kjo duket si një humbje… Pra, po të kishim Italinë, 200 veta që venë në Amerikë nuk është problem, por për ne është problem i madh, se ne kaq kemi.

Ne kemi bërë gjithmonë diskutime, 22 mijë maturantë kemi ne, po na ikin 10 mijë këtu, 200 atje, 50 këtu, 10 atje, ne mbetemi shumë keq. Po të marrësh dhe të shikosh shifrat ku kanë shkuar, shikohet që ata kanë shkuar në pjesën më të madhe në vendet të cilat mbështesin fuqishëm studentin pa e pasur të vetin. Në ç'kuptim? Shkojnë në Itali sepse marrin bursa, i mbështet Italia, nuk i mbështesim ne. Ne s'kemi një skemë mbështetëse për studentë. Ku është Agjencia e Financimit të Arsimit të Lartë? Ku ndodhet?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco