Reshjet e shiut vijojnë në qarkun Shkodër, rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa akse rrugore
Situata hidrometeorologjike në qarkun Shkodër paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë natës. Megjithatë, në disa zona malore janë evidentuar rrëshqitje të skarpatave, rënie gurësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas informacionit të publikuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, deri mëngjesin e së mërkurës, nuk raportohen problematika serioze në shumicën e bashkive të qarkut.
Në Bashkinë Shkodër, reshjet kanë vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa në disa zona janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike. Strukturat bashkiake po monitorojnë situatën në terren.
Në Malësinë e Madhe dhe në Vaun e Dejës janë regjistruar reshje me intensitet mesatar deri të lartë, por deri më tani nuk raportohen problematika nga strukturat e Mbrojtjes Civile.
Ndërkohë, situata paraqitet më problematike në zonat malore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Në rrugët rurale të Njësisë Administrative Qelëz janë konstatuar rrëshqitje të skarpatave dhe rënie gurësh, ndërsa në Fushë-Arrëz raportohen rënie gurësh në disa segmente rrugore dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Blerim.
Sa i përket situatës së veprave ujore, sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 48 milimetra reshje shiu, pa shkaktuar problematika në funksionimin e veprave kulluese dhe mbrojtëse nga përmbytjet.
Nivelet e ujit në lumin Drin, Liqenin e Shkodrës dhe digën e Shtodrit vijojnë të jenë nën kuotat e rrezikut. Gjithashtu, hidrovorët janë funksionalë dhe në gatishmëri për të punuar me kapacitet të plotë.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër bën me dije se monitorimi dhe koordinimi me strukturat përgjegjëse do të vijojë, me fokus të veçantë zonat malore, sigurinë e akseve rrugore, furnizimin me energji elektrike dhe nivelet e ujërave.
Iu gjet drogë në qeli, procedohet penalisht i burgosuri në Fier
Qori i prerë: Nuk ulem në tryezë me Berishën! Gjin Gjoni: Slogane bolshevike
“Partia Mundësia nuk do të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, Doda jep lajmin dhe zbulon arsyen
- 09:31 Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit
- 09:26 Atentati ndaj Borsellinos, Prokuroria kërkon arrestimin e ish-kreut të Policisë italiane
- 09:24 Norvegjia paralajmëron për rritje të rrezikut të sulmeve terroriste nga ekstremistët
- 08:55 Bordi i Nvidia-s përjashton mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në krye të kompanisë
- 08:27 Projektbuxheti 2027 diskutohet sot në Parlament, në rend dite edhe paketa fiskale
- 08:20 Iu gjet drogë në qeli, procedohet penalisht i burgosuri në Fier