Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar sulmin ndaj dorëzuesit të saj, Zharko Stojanviq, i cili u sulmua pasditen e 17 nëntorit, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan.

Në një reagim të publikuar të mërkurën, kjo gjykatë ka shprehur shqetësimin për rastin, duke e cilësuar të papranueshëm dhe të patolerueshëm sulmin ndaj zyrtarëve gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare.


“Gjykata Themelore në Gjilan mbështet zyrtarin e saj në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Gjykata ka dënuar ashpër rastin dhe ka kërkuar që institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e tij dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. /Telegrafi/