Dyshohet se kishte konsumuar barëra ose substanca tjera, personi nga Kamenica ndërron jetë në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të hetimit të vdekjes në Kamenicë.
Në raportin policor bëhet e ditur se një person dyshohet se kishte konsumuar barëra ose substanca tjera të dyshuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.
“Kamenicë/ 17.11.2026-08:15 Është raportuar per një person qe dyshohet se kishte konsumuar barëra ose substanca tjera të dyshuara. Viktima është shoqëruar në QKUK, nga ku gjatë qëndrimit aty është raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
9 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























