• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Irlandezi akuzohet se shkatërroi me sëpatë “Herkulin” amerikan me vlerë 60 milionë dollarë

by A R
18/11/2026 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet amerikane kanë ngritur akuza ndaj një shtetasi irlandez për shkatërrimin e një avioni ushtarak amerikan me vlerë 60 milionë dollarë, pasi dyshohet se ai u fut fshehurazi në pistën e një aeroporti në Irlandë.

Daithi O’Corrain, 48 vjeç, akuzohet se kishte kryer një kërkim të hollësishëm paraprak përpara se të përdorte kimikate dhe mjete të ndryshme, përfshirë një sëpatë, për të dëmtuar rëndë një avion C-130 Hercules të Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së, i cili ishte parkuar në aeroportin Shannon, pranë qytetit të Limerickut, përcjell A2 CNN.

Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar për shkatërrim të pronës shtetërore, vepër penale që parashikon një dënim maksimal prej 10 vitesh burg.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, O’Corrain aktualisht nuk ndodhet në paraburgim në SHBA. Gjithashtu, nuk dihet nëse ai ka një avokat që mund të flasë në emër të tij.

Në dokumentet gjyqësore të bëra publike të martën nga prokurorët në Nju Jork, agjentët e FBI-së argumentojnë se veprimi i tij rrezikoi sigurinë kombëtare amerikane. Sipas tyre, avioni ishte parkuar në aeroport gjatë një ndalese në kuadër të një misioni ushtarak amerikan drejt një vendi tjetër.

“Siç pretendohet, Daithi O’Corrain kreu një sulm të qëllimshëm dhe të mirëplanifikuar ndaj një avioni ushtarak amerikan, duke shkaktuar dëme prej dhjetëra milionë dollarësh dhe duke vënë në rrezik operacione të rëndësishme ushtarake”, thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë nga prokuroria.

“Ky nuk ishte një akt vandalizmi i kryer në mënyrë spontane”, deklaroi James Barnacle Jr, ndihmësdrejtor në detyrë i FBI-së, duke shpjeguar se O’Corrain “kaloi muaj të tërë duke studiuar avionin, duke siguruar vegla dhe materiale, si dhe duke u përgatitur për të shkaktuar dëmin maksimal të mundshëm”.

Irlandezi akuzohet se shkatërroi me sëpatë “Herkulin”

Autoritetet thonë se i dyshuari kishte bërë përgatitje të hollësishme për ndërhyrjen e 11 prillit 2026 dhe kishte marrë me vete mjete të ndryshme për të dëmtuar avionin. Ndërhyrja zgjati disa orë.

Sipas autoriteteve, ai hyri në avion duke thyer mekanizmin e mbylljes së derës. Më pas, përdori rripa për të mbajtur të mbyllura dyert dhe mbuloi dritaret.

“O’Corrain më pas shkaktoi dëme të rënda në pjesën e brendshme të avionit, duke prerë, ndër të tjera, tufat e kabllove dhe linjat hidraulike, duke dëmtuar një tubacion të oksigjenit të lëngshëm, duke shkatërruar të gjithë treguesit në kabinën e pilotit dhe duke shpuar kanalet e ajrit të avionit”, thuhet në aktakuzë.

Ai përdori gjithashtu galium, një substancë që mund të gërryejë aluminin dhe çelikun, si dhe kushineta metalike që i hodhi në rezervuarin e karburantit. Me një sëpatë, ai shpoi edhe pjesën e jashtme të avionit.

I dyshuari u pikas nga punonjësit e aeroportit dhe u filmua duke qëndruar mbi avion. Ai u arrestua në vendngjarje dhe policia kombëtare irlandeze ngriti ndaj tij akuza penale për shkaktim të dëmeve.

Irlandezi akuzohet se shkatërroi me sëpatë “Herkulin”

Në pamjet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, O’Corrain shihet duke qëndruar në pjesën e pasme të avionit, pranë bishtit të tij.

Sipas akuzave amerikane, ai kishte planifikuar me kujdes ndërhyrjen, pasi kishte shmangur prerjen e një tubacioni, dëmtimi i të cilit mund të shkaktonte një shpërthim masiv.

Sipas gazetës Limerick Post, O’Corrain është nga qyteti i Corkut. Mbështetësit e tij e kanë përshkruar si një aktivist kundër luftës.

Aeroporti Shannon është një pikë e rëndësishme transiti për personelin ushtarak amerikan dhe shpesh është bërë skenë e protestave kundër luftës. Në shtator, aeroporti u përdor edhe nga presidenti Donald Trump gjatë vizitës së tij në Irlandë.

Prokurorët amerikanë vënë në dukje se vitet e fundit janë regjistruar disa raste të hyrjes së paautorizuar në aeroport nga protestuesit. Në maj të vitit 2025, tre persona depërtuan me një furgon përmes rrethimit të sigurisë së aeroportit. Më vonë, po atë muaj, një tjetër avion amerikan u spërkat me bojë, duke u bërë përkohësisht i papërdorshëm.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irlandezi akuzohet se shkatërroi me sëpatë “Herkulin” amerikan me vlerë 60 milionë dollarë

Irlandezi akuzohet se shkatërroi me sëpatë “Herkulin” amerikan me vlerë 60 milionë dollarë

November 18, 2026
“Condé Nast Traveler” zbulon madhështinë e Alpeve shqiptare, “Majat e Ballkanit” një udhëtim mes natyrës dhe traditës

“Condé Nast Traveler” zbulon madhështinë e Alpeve shqiptare, “Majat e Ballkanit” një udhëtim mes natyrës dhe traditës

November 18, 2026
Moti i keq, 5 qarqe në rrezik! Alarm për përmbytje dhe rrëshqitje dherash, Gjeoshkencat zbulojnë zonat më të rrezikuara!

Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive, rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në veri të vendit

November 18, 2026
Defekt kritik në Java, miliarda përdorues dhe bankat në rrezik nga sulmet kibernetike

Defekt kritik në Java, miliarda përdorues dhe bankat në rrezik nga sulmet kibernetike

November 18, 2026
“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

Dënimi i Thaçit: Akuzat e provuara dhe ato që ranë

November 18, 2026
Demokratët fitojnë edhe Alaskën, sigurojnë 56 vende në Senat pas numërimit që zgjati dy javë

Demokratët fitojnë edhe Alaskën, sigurojnë 56 vende në Senat pas numërimit që zgjati dy javë

November 18, 2026
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti izolohet te Infektivi! Dyshohet edhe një tjetër

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti izolohet te Infektivi! Dyshohet edhe një tjetër

November 18, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro arrin rekord të ri, këmbehet poshtë 90.5 lekëve

November 18, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 18 nëntor 2026

November 18, 2026
Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër

Eurostat “zbulon” paradoksin, shqiptarët rritën të ardhurat në 2025-n, por u bënë më të varfër

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In