Shqiptaro-amerikania Erida Caudill gradohet në rreshtere në Florida të SHBA-së
Shqiptaro-amerikania, Erida Caudill është graduar në detyrën e rreshteres në Zyrën e Sherifit të Qarkut Collier, në shtetin amerikan të Floridës.
Për këtë arritje ka njoftuar Shoqata Amerikane e Shqiptarëve në Zbatimin e Ligjit (AALEA), përmes një postimi në Facebook, ku e ka përgëzuar Caudillin për ngritjen në detyrë, shkruan Telegrafi.
Në urimin e saj, shoqata ka vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin, aftësitë drejtuese dhe angazhimin e saj në shërbimin publik.

AALEA ka theksuar se puna dhe shërbimi i vazhdueshëm i Caudillit janë frymëzim për komunitetin shqiptaro-amerikan të zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
“Urime, rreshtere Caudill! Jemi krenarë për ju!”, thuhet në mesazhin e shoqatës.
Në fund të postimit, AALEA i ka uruar asaj suksese të mëtejshme, forcë dhe dallim në udhëheqjen dhe shërbimin e saj./Telegrafi/





























