Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka renditur disa nga aferat e qeverisë Rama dhe dëmin që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit e për pasojë edhe xhepave të shqiptarëve pre tyre.
Në fund të fjalës së tij Berisha u shpreh se qëllimi i qeverisë është që shqiptarët të largohen nga vendi, por se ata që duhet të largohen vërtetë janë vetë anëtarët e mazhorancës.
“Nuk do të përziheni, do të shkoni atje ku e keni vendin”, u shpreh ai.
Ndërkohë ajo që ka marë vëmendje është batuta e kryeministrit Edi Rama në momentin që Berisha po largohej nga foltorja.
“Lidh pantallonat dhe ik tani”, ka deklaruar kreu i qeverisë.
