Juan Mata i jep fund karrierës futbollistike në moshën 38-vjeçare

Pas gati dy dekadash në nivelet më të larta të futbollit evropian, Juan Mata ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 38-vjeçare.

Gjatë karrierës, mesfushori ofensiv spanjoll përfaqësoi klube të njohura si Valencia, Chelsea dhe Manchester United. Me Valencian, ai fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2008, përpara se të vazhdonte karrierën në Angli.

Të lidhura

None found

Me Chelsean, Mata triumfoi në Ligën e Kampionëve më 2012 dhe në Ligën e Evropës një vit më pas. Trofeun e Ligës së Evropës e fitoi përsëri më 2017, këtë herë me Manchester Unitedin.

Në arenën ndërkombëtare, ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Spanjës, e cila dominoi futbollin botëror nga viti 2008 deri më 2012. Me kombëtaren, Mata fitoi Kupën e Botës më 2010 dhe Kampionatin Evropian më 2012.

Dy sezonet e fundit të karrierës i kaloi në Australi, ku luajti për Western Sydney Wanderers dhe Melbourne Victory.

Tërheqja e tij shënon mbylljen e një karriere të pasur me suksese, që përfshiu trofe të rëndësishëm si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren.


Shtuar më 18.11.2026 10:55

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetultrabetgrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet