E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër–Koplik, përplasen dy automjete, disa persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër–Koplik, në zonën e Shtojit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në njërin prej automjeteve, tip “Benz”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.