Rama: Papunësia ka rënë dhe paga mesatare është më shumë se 900 euro! Do ulim TVSH për produktet ushqimore

Kryeministri Edi Rama ka thënë se papunësiaq në vend ka rënë dhe se paga mesatare është rritur me më shumë se 900 euro.
Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se ekonomia në vend sot është 3-fishuar, ndërsa shtoi se për produktet ushqimore do të ulet TVSH me 60%.
“Sot kemi një ekonomi të 3 fishuar. Ishte më pal se 10 mld euro kur morëm detyrën. Ka prekur tavanin e 30 mld eurove. Ishte një vend me rritje ekonomike të zeruar. Sot është një vend që rritet vazhdimisht. Sot është 4%. Edhe në raportin e progresit të BE është vlerësimi për ekonominë. Papunësia ka rënë nën 10% dhe një pagë mesatare që është rritur në 967 euro.
Kjo nuk u pëlqen të gjithëve këtu e përtej kufijve të Shqipërisë. Kemi një buxhet më të madh se asnjë herë dhe një borxh publik më të ulët. Zhvillimi i shpejtë sjell me vete e një paradoks që e kemi më të qartë falë mobilizimit të qytetarëve në fillim të qershorit. Rriten të ardhurat, por edhe kërkesat.
Rritja e ekonomisë është një fuqi që duhet ta bëjë jetën e njerzve më të mirë. Ky është thelbi i buxhetit 2027 dhe mandatit të 4.
Programi ynë qeverisës është i lidhur me Shqipërinë ku shqipatëry ndihen më të fortë. Vijmë këtu për të miratuar uljen e TVSH me 60% të produkteve ushqimore”, tha Rama.




