Rama: Të protestojnë kundër qeverisë gjëja më e natyrshme, por të jesh opozitë dhe të përzënë nga protesta…

18 Nëntor 2026 | 11:00

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur nga foltorja e Kuvendit kritikoi opozitë  për qëndrimin e mbajtur lidhur me progresraportin e KE për Shqipërinë.

Sipas Ramë, opozita, deputetët e të cilës u larguan nga seanca sapo kryeministri mori fjalën, tregoi se nuk ka vlerë politikisht që në momentin që “e përzënë nga protesta edhe duke qenë një opozitë”.

“Dua ta nis me një fakt që është mirë ta rijkujtojmë sa më shumë sidomos në sfondin e gjithë kësaj pafytyrësie që edhe raportin e progresit të KE e ripërtypur në publik si një fakt kundër kësaj qeverie

Në raportin e progresit të BE ka një togfjalësh që i thotë të tëra arsyet pse ne jemi krenarë për punën tonë dhe pse duhet dhe do ta vazhdojmë deri në fund punën tonë dhe pse askush tjetër nuk e bë dot punën tonë. Komisioni Europian i rekomandon Këshillit Europian që në vitin 2027 të nisë përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka asnjë lloj shansi që një rekomandim i tillë historik t’i bëhet Këshillit nga Komisionit Europian në rast se vendi do të ishte ai që përpiqen me këmbë e me duar, britma ata që në këtë sallë kërkojnë edhe që të diskutohet për protestën.

Të jesh në qeveri dhe të protestohet kundër saj është gjëja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe mos të të pranojë t’i afrohesh protestës është fakti që vlen për të kuptuar çfarë janë këta”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

DASH miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 mln $

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, në një paketë ushtarake që kap vlerën e rreth 210...
10:39 | 18/11/2026

Nis diskutimi i Projektbuxhetit 2027 në Parlament, në rend dite edhe paketa fiskale

Parlamenti është mbledhur këtë të mërkurë në seancë plenare, ku në qendër të diskutimeve po shqyrtohet në parim projektbuxheti për vitin 2027 dhe paketa fiskale....
10:10 | 18/11/2026

PS mbledh grupin parlamentar para shqyrtimit të buxhetit 2027, Rama mbërrin në Parlament

Pak para nisjes së seancës plenare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në ambientet e Parlamentit. Në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama,...
10:03 | 18/11/2026