Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pas largimit të tij nga salla e Kuvendit, ku po zhvillohet seanca për diskutimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale.
Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Berisha e cilësoi Ramën si “ortakun e shpifur të Lubi Ballukut” dhe e akuzoi për përfshirje në afera korruptive, nga AKSHI dhe inceneratorët te aeroporti i Vlorës, tuneli i Llogarasë dhe Porti i Durrësit.
Kryedemokrati deklaroi se Rama, sipas tij, duhet të mbajë përgjegjësi penale për këto afera, duke u shprehur se për dënimet që do të merrte për krimet e pretenduara do t'i duheshin “tre jetë”.
Berisha foli edhe për protestat dhe dhunën ndaj qytetarëve e studentëve, ndërsa paralajmëroi se opozita do t'ia thotë akuzat kryeministrit edhe brenda sallës së Kuvendit.
Prononcimi i Kryetarit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berisha, jashtë Kuvendit.
Ky parlament krimi ka humbur çdo legjitimitet, çdo përgjegjësi dhe qëndron aty në sistemin e pengmarrjes dhe të krimit.
Tani fjalën e merr kreu i tyre, ai të cilin e quajnë rëndom Padrino i Shqipërisë.
Në fakt, e merr fjalën si njeriu më i diskredituar, më i damkosur në 35 vitet e fundit në këtë vend.
E merr fjalën si kreu më hajdut i ekzekutivit në historinë e vendit.
E merr fjalën si ortaku i shpifur i Lubi Ballukut që në fakt ka 60 përqind të vjedhjeve në aferat e saj.
E merr fjalën si njeriu që ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e tij privat dhe që Lindat e AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Linda e Surrelit, kanë arritur si bashku të zhdukin qindra, qindra milionë euro në llogaritë bankare të Padrinos.
E merr fjalën si njeriu, i cili me aferat e tij të djegësve, aeroportin e Vlorës, tunelin e Llogarasë, është i përshtatshëm, i ndëshkueshëm nga ligji shqiptar të paktën për 70 vite.
Në rast se shkojmë këtu 4 miliardët e Portit të Durrësit, do t’i duheshin tre jetë për të vuajtur dënimet për krimet e shëmtuara ndaj shqiptarëve.
E merr fjalën një njeri që ushtroi dhunën më barbare ndaj protestuesve dhe studentëve, të cilët nuk kërkojnë asgjë tjetër vetëm një qeveri legjitime. Kërkojnë zgjedhje të ndershme, kërkojnë një qeveri që të përgatisë zgjedhjet.
Pyetje: Pra, a mund të qëndrohet në parlament kur ky njeri mban ligjëratën e mashtrimit? Po ju kur erdhët, e dinit që do fliste ai?
Sali Berisha: Unë e dija që do fliste, prandaj dolëm. Thjesht ai nuk mund të dëgjohej.
Pyetje: Po nëse del disa herë ai, do dilni jashtë ju?
Sali Berisha: Jo, ne do themi fjalën edhe brenda. Ne do t’ia themi në sy të gjitha ato. Po ai ikën, ai ia mbath. Ia mbath ai, ikën ai, nuk rri.
Ndaj dhe dola tani të flas flakë për flakë me të, t’i them se çfarë malli është, çfarë burri është, se ai nuk është burrë fare.
Pra, flet njeriu, i cili nga viti në vit me vjedhjet e mëdha varfëron shqiptarët.
© SYRI.net
‘KLSH nxori 2.16 mld euro dëm ekonomik’/ Zhupa: Parlamenti duhet t’i përgjigjet shqiptarëve që protestojnë
Berisha: Me këtë paketë do rrisni më shumë çmimet dhe taksat. Suel Çela deklaroi se paguan rroga ministrash
Tabaku: Ku shkuan 1.2 miliardë eurot e rindërtimit? KLSH evidenton shkelje, banesat ende pa u shpërndarë