Në një godinë të re që po ndërtohet në njësinë urbane Biljanini Izvori, janë nxjerrë në shitje 51 banesa.
Ofrohen njësi me një, dy dhe tri dhoma, me sipërfaqe që variojnë nga 45 deri në 75 metra katrorë.
Të lidhura
None found
Çmimi fillestar është 1.350 euro për metër katror, dukshëm më i ulët se çmimet aktuale të banesave në ndërtesat e reja të tregut.
Njoftimi u publikua dje nga Shoqëria Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin e Hapësirave Banesore dhe Lokaleve Afariste me Rëndësi për Republikën. Aplikimet mund të dorëzohen deri më 1 dhjetor.







