Rama për opozitën: Nuk janë fare fizikisht, por as politikisht, e dhimbshme të mos të të pranojnë në protestë

Këtë të mërkurë, kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, nuk ka lënë pa ironizuar opozitën, duke thënë se, “është e dhimbshme të mos të të pranojnë në protestë”.

Sipas tij, mospranimi i opozitës në protestat studentore, tregon se kundërshtarët e tij “nuk janë as fizikisht, por as politikisht relevantë në Shqipëri”

Të lidhura

None found

“Në raportin e progresit të BE ka një togfjalësh që i thotë të gjitha arsyet pse ne jemi krenarë për punën tonë, që i thotë arsyet pse ne duhet dhe do ta vazhdojnë punën tonë dhe i thotë arsyet pse askush nuk e bën dot punën tonë. KE i rekomandon KiE që në 2027 të nisë përgatitjet për traktatin e anëtarësisë së Shqipërisë në BE. Nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka asnjë lloj shansi që një rekomandim i tillë historik ti bëhet këshillit nga KE në rast se vendi do ishte ai që përpiqen me këmbë e duar, me britma si të shurdhuar, ata që në këtë sallë kërkojnë të diskutohet për protestën. Të jesh në pushtet dhe të kërkojnë llogari me protesta është gjeja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe të mos të të lejojnë ti afrohesh protestës është e dhimbshme dhe është fakti i vetëm që vlen për të kuptuar se ca janë këta që nuk janë fare jo vetëm fizikisht por edhe politikisht relevantë në këtë vend”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu përgjigj edhe deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi qeverine per korrupsin dhe vjedhje.

“Zonja Tabaku, e cila është një zëdhënëse e palodhur e fjalës vjedhje që sa herë e përmend ajo atë fjalë unë mendoj kushedi sa do kishte vjedhur kjo zonjë po të kishte gjë në dorë. Vetëm nëse i ke bërë vetë apo do i kishe bërë vetë ato për të cilat akuzon të tjerët mund të përsëris aq shpesh fjalën vjedhje tha se unë kam ardhur për kartonin. Unë kam ardhur këtu për të bërë fjalën hyrëse lidhur me një buxhet që është historik për Shqipërinë pasi për herë të parë prek tavanin e 10 miliard eurove”, tha Rama.


Shtuar më 18.11.2026 11:07

deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetultrabetgrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet