Wednesday / November 18 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Western Balkans Monitor

Shqipëria kryeson Rajonin për industrinë e orientuar nga tregu vendas, mbetet pas në eksporte

Share Share Icon

Shqipëria kryeson e Ballkanit Perëndimor për peshën në punësim të firmave të industrisë përpunuese që prodhojnë vetëm me lëndë dhe materiale vendase dhe shesin vetëm në tregun e brendshëm.

Sipas të dhënave të Anketës së Ndërmarrjeve të Bankës Botërore, këto kompani ofrojnë 24,7% të punësimit total në industri, një shifër që është më shumë se dyfishi i peshës prej 11,5% që ky segment zë në pesë ekonomitë e tjera të rajonit të marra së bashku.

Ky profil tregon se një pjesë e konsiderueshme e industrisë përpunuese shqiptare operojnë me zinxhirë të shkurtër dhe të mbyllur lokalë, të mbështetur te burimet e brendshme dhe konsumi vendas, ndryshe nga vendet fqinje ku industria është e integruar më fort në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.

Shifrat e Bankës Botërore vënë në pah një diferencë të thellë mes Shqipërisë dhe fqinjëve të saj sa i takon orientimit lokal të prodhimit. Pas Shqipërisë, në kategorinë e firmave që përdorin vetëm lëndë vendase dhe shesin vetëm brenda vendit, renditet Serbia me 13,3% të punësimit në industri,  gati përgjysmë më pak se niveli shqiptar.

Më poshtë në renditje vjen Kosova me 9,1% dhe Bosnjë e Hercegovina me 8%. Ndërkohë, pesha e këtyre firmave zbret në nivelin më të ulët në Malin e Zi me 6,4% dhe në Maqedoninë e Veriut me vetëm 5,8%.

Ana tjetër e medaljes, Shqipëria mbetët pas në eksporte dhe varësi nga inputet e importuara

 

Ndërsa Shqipëria dallon për bazën e gjerë të prodhimit 100% lokal, ky orientim i lartë drejt tregut të brendshëm shoqërohet me një prani më të ulët të punësimit në kompanitë eksportuese.

Kompanitë eksportuese punësojnë 56,8% të punonjësve të industrisë përpunuese në Shqipëri, duke e renditur vendin të pestin ndër gjashtë ekonomitë e rajonit, në një nivel të ngjashëm me Kosovën (58,6%) dhe duke lënë pas vetëm Malin e Zi (38%). Në vendet e tjera të rajonit, punësimi në industri dominohet nga eksportuesit, psh në Bosnjë dhe Hercegovinë arrin në 81%, në Maqedoninë e Veriut në 80,7% dhe në Serbi në 77,3%.

Po ashtu, pavarësisht peshës rekord të prodhuesve me lëndë vendase, pjesa tjetër e industrisë shqiptare mbetet ndjeshëm e lidhur me importet. Kompanitë që eksportojnë dhe përdorin lëndë të para, pjesë ose materiale të importuara punësojnë 51,4% të të gjithë punonjësve të sektorit. Duke përfshirë si eksportuesit, ashtu edhe prodhuesit për tregun e brendshëm, firmat që përdorin materiale të importuara zënë 69,9% të punësimit në industrinë përpunuese në Shqipëri./ B.Hoxha

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në shtator garancitë e dhëna nga qeveria arritën në 9.4 mln euro

Vlera e garancisë sovrane e dhënë nga qeveria shqiptare në kuadër të programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde” arriti vlerën e 867 milionë lekëve (rre...

5 hours më parë 3 Min Lexim

Bankat emetuan 40 milionë euro obligacione për 6-mujorin 2026, rriten interesat

Sektori bankar ka emetuar obligacione korporative në vlerën e 3.8 miliardë lekëve ose rreth 40 milionë eurove në gjysmën e parë të këtij viti. Sipa...

5 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!