Jakup Krasniqi pritet të mbërrijë në Kosovë për një vizitë pranë familjes, e lidhur me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Burime të KosovaPress-it bëjnë me dije se bashkëshortja e Krasniqit është e sëmurë dhe kjo ka ndikuar në vendimin për ardhjen e tij në Kosovë.
Të lidhura
None found
Kjo do të ishte vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë pas transferimit të tij në Hagë.
Vizitën e parë pas transferimit e kishte realizuar pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, kur qëndroi në vendlindje.
Aktualisht, Jakup Krasniqi ndodhet në Hagë, ku është pjesë e procesit gjyqësor që zhvillohet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.








