E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjykata e Posaçme lë në fuqi “arrestin në burg” për Kevin Margjonin, u ekstradua nga Spanja për dosjen e kokainës në Frakull

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kevin Margjonin, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Spanja drejt Shqipërisë.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim për çështjen e laboratorit të kokainës në Frakull të Madhe, në Fier, ku në vitin 2022 u sekuestruan 485 kilogramë kokainë, të fshehura në thasë me pleh kimik.

Margjoni, i njohur edhe me aliasin Arjan Margjoni, akuzohet nga autoritetet shqiptare se ka qenë një prej financuesve dhe negociatorëve të trafikimit të sasisë së konsiderueshme të lëndës narkotike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ekstradimi i tij nga Spanja u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit mes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve spanjollë të Interpol Madridit.

Reklamë

Në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.