• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’fitojmë nga buxheti që miratohet sot?

by Fatos Çoçoli
18/11/2026 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Sot Kuvendi do të miratojë projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2027 të paraqitur në fund të tetorit nga qeveria. Miratimi i Buxhetit të Shtetit 2027 është një moment i rëndësishëm për ekonominë dhe shoqërinë tonë. Jo thjesht për shkak të madhësisë së tij prej 10.7 miliardë eurosh, por për ndikimin që pritet të ketë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe në aktivitetin e bizneseve.

Pyetja që duhet të shtrojmë nuk është vetëm sa para do të shpenzojë shteti vitin e ardhshëm, por sa do të përfitojnë realisht familjet tona, pensionistët, fermerët, sipërmarrësit dhe punonjësit.

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 kanë disa masa pozitive, të cilat shpresojmë se do të arrijnë të ndikojnë në uljen e kostos sonë të jetesës dhe në rritjen e të ardhurave tona, sidomos për qindra mijëra familjet tona me të ardhura modeste ose në kufirin e varfërisë.

Çfarë fitojnë drejtpërdrejt qytetarët nga paketa fiskale 2027?

Përfitimi më i dukshëm potencial për konsumatorët vjen nga ulja e TVSH-së për 54 kategori produktesh ushqimore bazë, nga 20% në 6%, duke filluar nga 1 janari 2027. Nëse nuk do të jenë 130 milionë euro më shumë të gjitha në xhepat tanë si qytetarë-konsumatorë, të paktën shpresojmë të jenë 110 milionë, ose ulje 11 përqind e ushqimeve të përditshme.

Nëse ulja e TVSH-së reflektohet plotësisht në çmimin përfundimtar, një produkt që kushton 100 lekë pa TVSH do të kushtonte 120 lekë me normën aktuale, ndërsa me TVSH-në e re do të kushtonte 106 lekë. Kjo do të thotë një ulje prej rreth 11,7% e çmimit përfundimtar, në kushtet kur kostot dhe marzhet e tjera mbeten të pandryshuara.

Në shpenzimet mujore, kjo do të përkthehet në mesatarisht 4-5 mijë lekë më pak shpenzime për ushqimet për seicilën nga të 650 mijë familjet që kemi në atdhe.

Kjo masë synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve për produktet e përditshme, veçanërisht për pensionistët dhe shtresat me të ardhura të ulëta.

Një tjetër lehtësim me ndikim të drejtpërdrejtë është heqja e taksës së qarkullimit mbi naftën, në masën 32,4 lekë për litër. Me një çmim orientues prej 210 lekësh për litër naftë, heqja e kësaj takse përfaqëson një lehtësim prej rreth 15% të çmimit aktual. Nëse masa reflektohet plotësisht në treg, një familje që konsumon 100 litra naftë në muaj mund të kursejë rreth 3.240 lekë në muaj, ose 38.880 lekë në vit, duke patur taksën vjetore të rritur për të dy automjetet e saj maksimumi 240 mijë lekë në total. I bie një përfitim neto mbi 14 mijë lekë në vit mesatarisht për familje. Pa folur për efektin kaskadë pozitiv të uljes së kostos në të gjitha bizneset ku kosto e transportit është e lartë.

Nafta është një input i rëndësishëm për transportin, bujqësinë, logjistikën dhe shumë aktivitete ekonomike. Prandaj, ulja e kostos së karburantit ndihmon edhe në uljen e kostove të prodhimit dhe të transportit të mallrave.

Tabela 1. Përfitimet dhe sfidat e buxhetit 2027

Fusha Përparësia / përfitimi Sfida kryesore
Ushqimet bazë TVSH nga 20% në 6% Kalimi real i uljes te konsumatori
Karburantet Heqja e 32,4 lekëve/litër taksë qarkullimi Reflektimi i plotë në çmim
Pensionistët Bonuse dhe mbështetje shtesë Rritja e qëndrueshme e pensioneve
Familjet Mbështetje për fëmijët dhe kategoritë në nevojë Mbulimi afatgjatë i kostove sociale
Biznesi Disa lehtësime fiskale TVSH 21%, prag më i ulët dhe taksa më të larta
Investimet Rreth 1 miliardë euro Balancimi i investimeve dhe përfundimi i projekteve

 

Pensionistët dhe familjet me fëmijë: më shumë mbështetje sociale

Një tjetër përparësi e buxhetit 2027 është orientimi i një pjese të konsiderueshme të shpenzimeve drejt mbrojtjes sociale. Pensionistët mbeten një ndër kategoritë më të ndjeshme ndaj inflacionit, rritjes së çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe shërbimeve shëndetësore. Shtimi mesatar i parave për pensionist është rreth 2,400 lekë të reja në muaj, përmes bonuseve dhe indeksimit nga 1 prilli 2027.

Pozitive janë edhe masat e parashikuara për familjet me fëmijë dhe kategoritë në nevojë, përfshirë bonusin e bebes dhe mbështetjen mujore deri në moshën pesëvjeçare, sipas skemës së propozuar.

Po kështu, dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe lehtësitë që lidhen me sigurimet për kujdestarët janë masa me rëndësi sociale.

Sfida është që këto politika të mos mbeten thjesht transferime financiare, por të shoqërohen me shërbime më të mira sociale, shëndetësore dhe arsimore.

Investimet kapitale: a do të kthehen rreth 1 miliardë euro në zhvillim ekonomik?

Një nga treguesit kryesorë të një buxheti zhvillimor është niveli dhe cilësia e investimeve publike. Me 35.1 miliardë lekë ose 385 milionë euro për rrugët, Buxheti i Shtetit i vitit 2027 pritet të shënojë një fazë të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës sonë rrugore.

Ai do të synojë përfundimin e disa prej projekteve të mëdha rrugore që janë aktualisht në ndërtim, përshpejtimin e punimeve në korridoret kombëtare dhe hapjen e kantiereve të reja në disa rajone të vendit.

Autostrada Tiranë–Durrës, aksi Tiranë–Ndroq–Plepa dhe Bypassi i Elbasanit do të mbështeten drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit, ndërsa Korridori VIII dhe Korridori Blu do të jenë dy prej prioriteteve kryesore të investimeve infrastrukturore.

Sfida më e madhe mbetet cilësia e shpenzimeve publike. Shqipëria nuk mund të mbështetet pafundësisht te konsumi, ndërtimi dhe turizmi, pa forcuar njëkohësisht industrinë, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë dhe kërkimin shkencor.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’fitojmë nga buxheti që miratohet sot?

Ç’fitojmë nga buxheti që miratohet sot?

November 18, 2026
Protestat, Rama ironizon kundërshtarët: Të jesh në qeveri e të kërkojnë largimin është e natyrshme, e dhimbshme të mos të pranojnë në protestë!

Protestat, Rama ironizon kundërshtarët: Të jesh në qeveri e të kërkojnë largimin është e natyrshme, e dhimbshme të mos të pranojnë në protestë!

November 18, 2026
“Që nga viti 2004, ekonomia e BE u rrit me 2 trilionë euro”, Costa kërkon përshpejtimin e zgjerimit të Unionit

“Që nga viti 2004, ekonomia e BE u rrit me 2 trilionë euro”, Costa kërkon përshpejtimin e zgjerimit të Unionit

November 18, 2026
Rama i përgjigjet opozitës: Historik rekomandimi i KE për nisjen e përgatitjeve për Traktatin e Anëtarësimit në 2027

Rama i përgjigjet opozitës: Historik rekomandimi i KE për nisjen e përgatitjeve për Traktatin e Anëtarësimit në 2027

November 18, 2026
“Sali po të bien pantallonat, ik tani”, Rama ironi me Berishën në Kuvend! Kreu i PD: Banda e Lalëzit…

“Sali po të bien pantallonat, ik tani”, Rama ironi me Berishën në Kuvend! Kreu i PD: Banda e Lalëzit…

November 18, 2026
SHBA-të miratojnë raketat HIMARS për Shqipërinë, marrëveshja 210 milionë dollarë

SHBA-të miratojnë raketat HIMARS për Shqipërinë, marrëveshja 210 milionë dollarë

November 18, 2026
Berisha: S’keni legjitimitet të merreni me buxhetin, me paketën fiskale do varfëroni më shumë shqiptarët

Berisha: S’keni legjitimitet të merreni me buxhetin, me paketën fiskale do varfëroni më shumë shqiptarët

November 18, 2026
“Nuk është rast i izoluar”- Çështja ‘Hyseni,’ Tabaku kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Është në lojë siguria kombëtare

Përplasje Tabaku-Balla për rindërtimin/ Deputetja akuzon për përdorim elektoral, kreu i grupit të PS: Nuk presim nazet tuaja!

November 18, 2026
FOTO / Deti me dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi në Vlorë

FOTO / Deti me dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi në Vlorë

November 18, 2026
“Mendoja se i kisha bërë të gjitha gabim”, Jennifer Lopez rrëfen krizën pas divorcit nga Ben Affleck

“Mendoja se i kisha bërë të gjitha gabim”, Jennifer Lopez rrëfen krizën pas divorcit nga Ben Affleck

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In