Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen dy “Mercedes”, 6 të plagosur
Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, u ndal te ulja e TVSH-së për disa nga produktet e shportës.
Për tregtarët, Rama paralajmëroi masa nëse do të ketë “futje në xhep” të parave që duhet të reflektohen si ulje për qytetarët.
“Vijmë këtu për të ulur TVSH-në për 54 produkte të shportës. Kjo është masë që na jep atë kënaqësinë e veçantë që mund ta japë vetëm politika kur ajo bëhet forcë e përbashkët për të sjellë rezultate që ndryshojnë jetën e njerëzve.
Nuk po e ulim TVSH-në që diferencën ta fusin në xhep tregtarët, ndaj kjo masë do të shoqërohet edhe me fuqizimin e pasqyrës së çmimeve, e cila ka nisur të japë rezultate inkurajuese të kontrollit të tregut.
Pse e ulim për mallrat bazë të shportës? Sepse nuk ka arsye që barra fiskale e shportës së një familjeje me të ardhura të pakta të trajtohet njësoj si taksimi i konsumit të mallrave të tjera.
Ne mbetemi ata që ishim që në ditën e parë, besnikë të asaj që jemi, sa kohë i përkasim kësaj partie të mbledhur dhe fuqizuar ndër vite rreth atij trëndafili që është simboli ynë, që do të thotë se ne jemi partia që mendojmë në radhë të parë për ata që fitojnë më pak”, tha Rama.
Top Channel