Sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend, deputetët e PD-së, së bashku me Sali Berishën, kanë braktisur punimet e seancës plenare.

Largimi në shenjë revolte, pasi Partia Demokratike e cilëson Buxhetin e vitit 2027 si një buxhet të korrupsionit dhe jo të qytetarëve.

Ndërkohë, në Kuvend kanë vijuar të qëndrojnë deputetët e ‘Mundësia’, kryetari Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri. Më herët, Niko Peleshi u tërhoqi vëmendjen të dyve, pasi po flisnin nga vendi dhe po pengonin punimet e seancës.