Aktualitet

ISHP-ja konfirmon rastin me malarie në vend!

Një rast me malarie u konfirmua në Shqipëri nga Instituti i Shëndetit Publik. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, ndërsa rasti dyshohet të jetë i importuar nga jashtë vendit. Pacienti u trajtua në Spitalin Infektiv. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Sipas të dhënave të fundit, më 2023-shin janë regjistruar pesë raste me malarie në Shqipëri, si dhe nga tre në secilin vit 2024 e 2025.

Të gjitha kanë qenë të importuara nga jashtë, kryesisht nga vende ku qytetarët udhëtojnë ose shkojnë për arsye pune. Pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë me një reagim zyrtar lidhur me situatën.