“E dinim që Rama do fliste, prandaj dolëm”, Berisha shpjegon largimin e opozitës nga Kuvendi: Nuk mund ta dëgjonim
Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në seancën plenare ku po diskutohet dhe pritet të miratohet, Buxheti 2027.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se buxheti historik i vitit të ardhshëm tregon punën e qeverisë. Ndërsa nuk munguan as sulmet për opozitën, ndërsa tha se do të mbahen mend në histori për gropat që hapën gjatë qeverisjes së tyre. Më tej ai shtoi se socialistët do të mbahen mend në histori si ndërtuesit e Shqipërisë së re europiane.
“Nuk e mbushin dëshirat arkën e shtetit, nuk përcaktojnë as rrugën e një qeverisjeje, as nuk e bëjnë një qeveri më të mirë, është ekonomia që përcakton gjithçka. Ndryshimi mes asaj që ti do të bësh dhe asaj që bën, është dallimi mes zotimeve që mbeten në ajër dhe premtimeve që nuk harrohen dhe plotësohen me përgjegjësi.
Këta që nuk janë këtu, bashkë me ca që kanë mbetur, janë ata që në histori do të njihen si hapësit e gropave, të qeverisë së parë dhe të dytë, ndërkohë që historia do të flasë për ne si ndërtuesit e Shqipërisë europiane.
Shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës dhe kjo do ndodhë edhe në zgjedhjet e 9 majit.
Kemi zgjedhur rrugën e krijimit të mundësive të reja duke besuar te sipërmarrja. Sot kemi ekonomi të trefishuar, ishte më pak se 10 mld euro kur erdhëm. Ishte një vend me rritje ekonomike të tmerruar, sot rritet vijimësisht. Është edhe në raport-progres, një nga pikat më të forta është vlerësimi për ekonominë. Papunësia ka rënë nën 10%, dhe paga mesatare që ka kapur shifrën 967 euro. Investimet e huaja kanë prekur shifra historike. Kemi një buxhet më të madh se asnjëherë, si dhe borxh më të ulët se asnjëherë. Pra, kemi fituar një fuqi të re ekonomike, që është mundësi e re për të bërë më shumë. Por jemi të vetëdijshëm se rritja nuk do të thotë se automatikisht do ta ndjejnë të gjitha familjet.
Ekonomia është fuqi që duhet ta bëjë jetën më të mirë të njerëzve dhe pikërisht ky është thelbi i këtij buxheti dhe i mandatit 4. Dhe këtu kujtojmë se motoja e programit të këtij mandati, Shqipëria në BE në 2030, është pazgjidhshmërisht e lidhur me këtë buxhet”, tha Rama.
Top Channel