Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik, ku janë përplasur dy automjete tip “Mercedes-Benz”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar 6 persona.
Të lidhura
None found
Sipas informacionit paraprak të policisë, të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Njëri prej tyre, shtetasi D. R., 33-vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa pesë personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.







