Një 22-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar në Cërrik, pasi u kap duke transportuar një pushkë automatike në automjetin që drejtonte.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e makinës u gjet arma, ndërsa të riut iu gjetën edhe 15 fishekë. Policia sekuestroi gjithashtu automjetin dhe dy telefona celularë.
Në lidhje me rastin, pasagjeri, gjithashtu 22 vjeç, u procedua në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kishte dijeni për armën dhe nuk kishte njoftuar autoritetet.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit.













