Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga partia duket se është zyrtarizuar ditën e sotme, pasi deputetja nuk është paraqitur në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, as në seancën plenare në Kuvend.
Pak para nisjes së seancës plenare, Rama mblodhi grupin socialist, ndërsa mësohet se Spiropali nuk ka qënë e pranishme, po ashtu edhe në seancën plenare nuk është paraqitur.
Mungesa e saj vjen pas zhvillimeve të fundit brenda Partisë Socialiste, ku është raportuar për një përplasje me kryeministrin Edi Rama dhe vendimin për largimin e saj nga çdo funksion drejtues në parti.
Vetë Spiropali, deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me mungesën dhe zhvillimet e fundit brenda kampit socialist.













