Rajendra Barautiya, 35 vjeç, humbi jetën në shtetin Madhya Pradesh të Indisë pasi kafshoi një send që dyshohet se i ishte dhënë si ëmbëlsirë, por kishte lëndë shpërthyese brenda.
Ngjarja u regjistrua më 10 nëntor në fshatin Padariya Chhanta, në distriktin Dindori. Sipas raportimeve, Barautiya ishte në oborrin e shtëpisë bashkë me familjarët, pranë një zjarri, kur një fqinj i dha sendin duke ia paraqitur si rasgulla, ëmbëlsirën tradicionale indiane në formë topthi.
Të lidhura
None found
Sendi shpërtheu në çastin që ai e kafshoi dhe i shkaktoi plagë të rënda. Familjarët e transportuan me auto-riksha drejt spitalit të distriktit, por 35-vjeçari vdiq pak pasi mbërriti atje.
Mes të arrestuarve për këtë ngjarje është edhe fqinji Ramabhagat Barautiya. Policia ka nisur procedim penal për vdekjen e Rajendra Barautiya dhe për shkelje të ligjit mbi lëndët plasëse, ndërsa vijon të hetojë rrethanat, motivin dhe përgjegjësinë e personave të dyshuar.



