Kurti pyetet nga gazetarët për aktgjykimin e Speciales, heziton të përgjigjet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tjerë në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.
I pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës, Kurti ka hezituar të deklarohet, duke mos dhënë ndonjë qëndrim.
Dje, Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vjet e pesë muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në disa pika në rastin kundër administrimit të drejtësisë.
Aktgjykimi është shpallur të martën, nga gjykatësi Christopher Gosnell, në seancën e mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në këtë proces gjyqësor, krahas Thaçit, janë akuzuar edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, i cili u dënua me 12 muaj burgim, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj i cili u shpall i pafajshëm, Fadil Fazliu me 12 muiaj burgin dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi me një muaj burgim.
Gjendja shëndetësore e bashkëshortes arsyeja e ardhjes së Jakup Krasniqit në Kosovë
Ish-këshilltari i shefit të UNMIK-ut me mesazh për Serbinë: BE-ja do të kërkojë qasje konstruktive ndaj Kosovës
Karton i kuq për Hajrizin, Irlanda kalon në avantazh ndaj Kosovës
- 12:07 Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona, vendosen 28 gjoba në 48 orët e fundit
- 12:01 Lëvizte me pushkë automatike në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Cërrik, në hetim edhe pasagjeri
- 11:49 6 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në Shkodër-Koplik, policia informacion zyrtar
- 11:44 Rama për rindërtimin në Tiranë: Prej dy vitesh Bashkia është pa kokë, fondet ende të papërdorura
- 11:42 Protesta në Greqi, merren masa disiplinore ndaj policit që goditi protestuesin me shkop gome në Athinë
- 11:38 Berisha: Unë kam durim, i ftoj sërish të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Edi Ramës