Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 24 qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.
Po ashtu sipas policisë, gjatë 48 orëve të fundit janë gjobitur dhe 28 qytetarë të tjerë.
Materialet procedurale për 24 personat e proceduar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se potestat e studentëve në Tiranë vijojnë prej 13 tetorit, ku janë shënuar përshkallëzime e përplasje të herëpashershme me Policinë.
Më 25 tetor, Edi Rama paralajmëroi masa më të ashpra ndaj protestuesve, duke prezantuar një paketë ligjore që parashikon gjoba deri në 500 mijë lekë për personat që qëndrojnë në tubim edhe pas thirrjeve të Policisë për t’u larguar.














