Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës publikoi të mërkurën, më 18 nëntor 2026, çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas vendimit të fundit, nafta dhe benzina do të shiten me çmime më të ulëta, ndërsa është përcaktuar edhe çmimi i gazit për automjetet.
Konkretisht, çmimi i shitjes me pakicë i naftës (gazoilit) të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 204 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 192 lekë për litër.
Sa i përket benzinës, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 163 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 151 lekë për litër.
Ndërkohë, gazi për automjetet do të tregtohet me 71 lekë për litër me pakicë dhe 59 lekë për litër me shumicë.
Bordi ka përcaktuar gjithashtu çmimin e gazoilit për sektorin e peshkimit, i cili do të jetë 109 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Dëmshpërblim 100% për bizneset e vogla të dëmtuara nga protestat, zv.ministri Keputa: Nisin në janar, shuma do t’u kërkohet shkaktarëve
Eksportet rriten 1.5%, deficiti tregtar arrin në 56 miliardë lekë
Financimi i kapitullit të ri të rritjes ekonomike të Shqipërisë
- 12:11 Kurti pyetet nga gazetarët për aktgjykimin e Speciales, heziton të përgjigjet
- 12:07 Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona, vendosen 28 gjoba në 48 orët e fundit
- 12:01 Lëvizte me pushkë automatike në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Cërrik, në hetim edhe pasagjeri
- 11:49 6 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në Shkodër-Koplik, policia informacion zyrtar
- 11:44 Rama për rindërtimin në Tiranë: Prej dy vitesh Bashkia është pa kokë, fondet ende të papërdorura
- 11:42 Protesta në Greqi, merren masa disiplinore ndaj policit që goditi protestuesin me shkop gome në Athinë