IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk është gabim në printim, por standard i ri ndërkombëtar

18 Nëntor 2026 | 12:30

IdentiTek ka reaguar pas raportimeve për një gabim të mundshëm në printimin e pasaportave shqiptare, duke sqaruar se ndryshimi i kodit identifikues nga “P” në “PP” nuk është një defekt, por një përditësim teknik në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në një reagim zyrtar, IdentiTek bën me dije se ndryshimi është kryer në zbatim të kërkesave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), e cila në mars të vitit 2024 miratoi përditësime në standardet për dokumentet e udhëtimit të lexueshme nga makinat.

Konkretisht, për pasaportat e zakonshme, kodi i mëparshëm “P” është zëvendësuar me “PP”, ndërsa për pasaportat e shërbimit kodi “PS” është zëvendësuar me “PO”. Shkronja e parë identifikon llojin e dokumentit, ndërsa e dyta përcakton kategorinë e tij.

Sipas IdentiTek, ky ndryshim në pasaportat shqiptare ka nisur të zbatohet që në dhjetor të vitit 2025, pra përpara afatit të përcaktuar nga ICAO, më 1 janar 2026. Deri më tani, janë prodhuar mbi 300 mijë pasaporta me shënimet e reja.

Institucioni thekson gjithashtu se Shqipëria është pjesë e Drejtorisë Publike të Çelësave të ICAO-s (PKD) që prej marsit 2025. Ky sistem mundëson verifikimin elektronik të autenticitetit dhe integritetit të të dhënave të ruajtura në çipin e pasaportave biometrike, duke kontribuar në parandalimin e falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit.

Në përfundim, IdentiTek nënvizon se shënimi “PP” në pasaportat e reja është një ndryshim teknik i detyrueshëm, i diktuar nga standardet ndërkombëtare, dhe nuk përbën gabim në procesin e printimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, procedohen penalisht 24 persona, vendosen 28 gjoba në 48 orët e fundit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 24 shtetas për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. Ndërkohë, gjatë 48 orëve...
12:07 | 18/11/2026

Lëvizte me pushkë automatike në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Cërrik, në hetim edhe pasagjeri

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Cërrik, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në automjetin që drejtonte. Në kuadër të operacionit të...
12:01 | 18/11/2026

6 të plagosur nga përplasja e dy automjeteve në Shkodër-Koplik, policia informacion zyrtar

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër–Koplik, ku u përplasën dy automjete tip “Mercedes-Benz”. Sipas njoftimit...
11:49 | 18/11/2026