Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka kritikuar mazhorancën gjatë diskutimeve në Kuvend për Buxhetin, duke e akuzuar atë për mbrojtjen politike të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, referuar votimin kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimine  saj.

Shehaj deklaroi se qeveria nuk ka më moral t’u kërkojë sakrifica qytetarëve shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë, sipas tij, Kuvendi është përdorur për të mbrojtur zyrtarë të përfshirë në afera korruptive.

Ai përmendi edhe vilën dhe arkat me para të gjetura në kuadër të hetimeve ndaj Ballukut, duke e cilësuar situatën një skandal.

“Një miliard euro abuzim! Si mund të vini këtu, kur e keni përdorur Kuvendin për të mbrojtur, si kurrë më parë, një hajdute, një të korruptuar? Si vini dhe u kërkoni sakrificë qytetarëve shqiptarë? Ku e gjeni kurajën?

Ky është një skandal. Nuk keni më moral. Si u kërkoni para shqiptarëve, kur janë kapur vila dhe arka me para të Ballukut?”, deklaroi Shehaj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb