Deputetja e PS Sara Mila i është përgjigjur akuzave të kreut të PD Sali Berisha, gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Deputetja socialiste theksoi se Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj saj që kur është përfshirë në politikë, ndërsa u shpreh se Berisha do të ishte ai që do të duhej të kishte dorëzuar mandatin.

“E ka komentuar mandatin tim që po ardhur unë në parlament. Madje nga oborri i SPAK më kishte bërë thirrje ta dorëzoja mandatin, por mirë do të ishte këtë standard të kishte vendosur Berisha. Kushedi sa mirë do të ishte Shqipëria po ta kishte dorëzuar mandatin. Dorëzo mandati më thotë mua ndërkohë që e thërret shpirti i 26 të vrarëve në Gërdec, i 4 të vrarëve në 21 janar dhe i kushedi sa të vrarëve në ’97. Zotëri merr informacion se për çfarë jam thirrur unë dhe mos nxit 101 dalmatët duke shpërndarë gënjeshtra. Unë nuk i kam ditë se sa mëkate ke ti para se të vij në politikë, por për këtë do vendosë drejtësia, historia…”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: