Berisha “shënjestron” Majkon: Nuk është naiv Gjino sa të ngatërrojë skenat erotike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, duke ngritur akuza për korrupsion, keqqeverisje dhe lidhje me trafikun e drogës.
Gjatë debatit parlamentar, Berisha u ndal edhe te deklaratat e Pandeli Majkos, të cilat kanë nxitur diskutime pas raportimeve për përmbajtje erotike në një mbledhje të Partisë Socialiste. Kreu i PD-së la të kuptohet se çështja nuk është mbyllur dhe paralajmëroi se, sipas tij, do të dalin të tjera detaje.
“Po denoncimi Majko, nga i ikni ju atij? Ta garantoj unë, kaq naiv Gjino nuk është që ngatërroi skenat erotike me skena të tjera. Do të dalin, ndaj më mirë largohuni”, deklaroi Berisha nga foltorja e Kuvendit.
Në vijim, ai iu drejtua deputetëve socialistë, duke i akuzuar se nuk kanë guxim të distancohen nga kryeministri Rama, pasi, sipas tij, janë të kushtëzuar nga interesat që i lidhin me të.
“Ju nuk keni kurajë t’i thoni: koha jote ka marrë fund. Patriotizmin jua kanë ngrënë interesat tuaja”, u shpreh kreu i opozitës.
Berisha kritikoi gjithashtu buxhetin e shtetit, duke pretenduar se ai nuk ndihmon qytetarët, por thellon varfërinë dhe mashtron shqiptarët. Ai iu referua edhe raportit të Komisionit Evropian, duke përmendur emrat e Ramës dhe Belinda Ballukut në kontekstin e akuzave të tij.
Gjatë fjalës, kreu i PD-së bëri edhe komente të ashpra ndaj disa përfaqësueseve të mazhorancës, duke ngritur akuza për përfshirje në afera korruptive. Ai përmendi gjithashtu Vlora Hysenin dhe pretendimin për një shumë prej 1 milion eurosh, pa dhënë në këtë deklaratë detaje të mëtejshme mbi çështjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



