LeBron James padit kompaninë e basteve sportive: Përdori imazhin dhe zërin e tij pa leje

18 Nëntor 2026 | 12:41

Ylli i NBA-së, LeBron James, ka paditur kompaninë PlayVision Inc. dhe dy bashkëthemeluesit e saj, duke i akuzuar se kanë përdorur pa autorizim nofkën, imazhin dhe zërin e tij për të promovuar një aplikacion bastesh sportive të bazuar në inteligjencën artificiale.

Padia është depozituar të martën në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Qarkun Jugor të Nju Jorkut nga James dhe kompania e tij LBJ Trademarks LLC.

Sipas pretendimeve në padi, zhvilluesit e kanë quajtur qëllimisht aplikacionin “Bron”, duke shfrytëzuar nofkën e njohur të basketbollistit për të krijuar përshtypjen se ai mbështet platformën.

Në qendër të padisë është edhe një video-reklamë e krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet një personazh që i ngjan James-it, me fanellën me numrin 23, tatuazhe të ngjashme dhe një zë të simuluar të tij. Në video, personazhi shfaqet duke shqyrtuar baste që përfshijnë lojtarë të NBA-së.

Avokatët e basketbollistit argumentojnë se kjo paraqitje mund të dëmtojë reputacionin e tij, duke krijuar përshtypjen se ai vendos baste në ndeshjet e NBA-së.

Në padi, James pretendon se veprimet e kompanisë kanë qenë të qëllimshme dhe me keqbesim. Gjithashtu, theksohet se marrëveshjet e tij ekzistuese të sponsorizimit në industrinë e basteve dhe parashikimeve sportive janë strukturuar në mënyrë që të mos promovojnë baste për ndeshjet e NBA-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje me Ukrainën, BE-në, OKB-në dhe Katarin

Turqia ka konfirmuar zyrtarisht hyrjen në fuqi të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare që përfshijnë Ukrainën, Komisionin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Katarin. Datat janë bërë publike...
10:36 | 18/11/2026

Xi Jinping del personalisht në aeroport për të pritur Donald Trumpin në Kinë (VIDEO)

Presidenti kinez Xi Jinping ka dalë personalisht në aeroportin e Shenzhenit për të pritur presidentin amerikan Donald Trump, i cili mbërriti të mërkurën në Kinë...
10:35 | 18/11/2026

Brazil, një fis që jeton i izoluar në Amazonë shfaqet papritur në një fshat duke kërkuar ushqim (VIDEO)

Rreth 20 anëtarë të një fisi indigjen që jetonin në izolim vullnetar në pyllin tropikal të Amazonës janë shfaqur papritur në një fshat në Brazil,...
10:15 | 18/11/2026