Një tragjedi e rëndë ka tronditur Romën, ku Barbara Cullari, 50 vjeçe dhe vajza e saj 26-vjeçare, Meera, humbën jetën brenda vetëm tetë ditësh.
Barbara ndërroi jetë më 27 tetor, pas një arresti kardiak. Ajo ishte themeluese e dyqanit të parë vegan në tregun Testaccio të Romës, të cilin e kishte hapur në vitin 2015 dhe njihej për përkushtimin ndaj kafshëve dhe njerëzve në nevojë.
Vetëm tetë ditë pas vdekjes së nënës, më 5 nëntor, Meera u gjet gjithashtu e pajetë. Vdekja e dyfishtë ka shkaktuar tronditje te familjarët, miqtë dhe komuniteti që i njihte, ndërsa është nisur një fushatë për mbështetjen e vajzës së Barbarës.

