Lajmi i fundit

LIVE - Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare, diskutohet projektbuxheti 2027

Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri

12:42, 18/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj qeverisë në Kuvend, duke e cilësuar atë si një narkoshtet që ka rënduar ekonominë dhe xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Berisha iu referua çmimeve në Shqipëri, të cilat sipas shifrave që paraqiti janë 3% më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa akuzoi mazhorancën se po mbron interesat e pushtetit dhe të grupeve të lidhura me të.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së rreshtoi një sërë aferash dhe projektesh që i cilësoi si vjedhje të mëdha të parave publike, duke përmendur inceneratorët, tenderat e AKSHI-t, tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës dhe projektin e Portit të Durrësit. Berisha akuzoi Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij për përvetësimin e pasurisë publike, duke paralajmëruar se përgjegjësit, sipas tij, nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Berisha: A e dini ju, se për shkak të narkoshtetit tuaj, çmimet në Shqipëri sot janë 103%, janë 3% më të larta sesa çmimet në Bashkimin Europian?

Atë që blen me 100 euro në Bashkimin Europian, këtu e blen me 103 euro.

Në Maqedoni e blen me 70 euro.

Në Mal të Zi e blen me 68 euro.

A e kuptoni ç'po i bëni Shqipërisë ju duke mbështetur një njeri si ky?

Dhe ky është vetëm njëri faktor.

Po faktori tjetër shkatërrimtar është vjedhja që i bëni këtij vendi.

Ju të gjithë e mbështesni Padrinon.

Jeni shndërruar në një lukuni në leje ndërtimi, në tendera. Shihni atë aty, tenderat e Xhaferrit. Po, po, mirë e sheh, se ti e njeh atë mirë.

Sa tendera fitoi zonja Xhaferri e bandës së Elbasanit me ndërhyrjen e tij? Merrni pak regjistrat. I ndan të gjitha me të.  Po, dhe ai nga shkallët e stadiumit u tregon bërrylin fansave kuqezi sikur të ishte një pushtues i keq, një armik.

Dhe pse? Sepse me gjithë shpirt thërrisnin 'Rama ik'. Ik, qërohu!

Pra, a e kuptoni pozitën tuaj ju?

Le t'i marrim pak vjedhjet tuaja, se jam tek vjedhjet tani.

Edi Rama e filloi detyrën si kryeministër, sipas raportit të OSBE-së, me 200 milionë dollarë të vjedhura dhe të vendosura në bankat offshore, që të gjitha me Lubi Ballukun se atë e kishte si llogaritaren e vet. Atë e ka si këmishën e tij ai.

Janë të pandarë deri në vdekje bashkë, se kanë vjedhur aq shumë sa nuk mund të ndahen, nuk shqiten dot.

Po, po! Të them unë ty, po. Pra, 200 milionë dollarë. Nga 2014-a gjer sot janë miliarda, miliarda, miliarda.

Janë paratë e të gjitha rrugëve të vjedhura, duke përdorur çmime të tetëfishta. Dhe rrugë që bien njëra pas tjetrës.

Janë aktet që dëshmojnë të Kontrollit të Shtetit, që ju vidhni 90% e investimeve.

Ku është djegësi i Tiranës? Ku është? 130 milionë euro.

Iku dhe ky. I lidhur me Ndranghetën është ky.

Iku se e dinte që i vinte radha.

Pra, 130 milionë euro. Ku është? Ku është djegësi i Elbasanit?  Ku është djegësi i Fierit? Ku janë?

Ku është impianti i ujërave të zeza i Tiranës? 120 milionë dollarë. Ku janë?

Vetëm këto shkojnë gjysmë miliardi së bashku. Dhe s'kanë nam as nishan, se i keni vjedhur. I keni vjedhur!

Po 600 milionë tenderat e AKSHI-t ku janë? Ku janë?

Po dhjetëra, dhjetëra tendera të tjerë sekretë, me procedura sekrete baxhanakut të Edi Ramës, të Armand Frangut, ku janë?

Po 75 milionë eurot e shqiptarëve për inteligjencën artificiale të Armand Frangut, ku janë?

Hajdutë si ju nuk ka parë toka.

U them unë ju, ju do keni një fat që meritoni, do ta keni.

Po, nuk do shpëtoni nga kjo. Jo! Se ju bëheni një me ta.

Edhe kur u quajti ashtu siç e meritonit në Lalz, ju heshtët. Nuk thatë asnjë fjalë dot.

Po pse? Se jeni të zhytur! Se po të ishit të lirë, s'guxonte kush t'u thoshte një fjalë, a më kuptoni apo jo?

Po jeni të zhytur, jeni të krimbur.

Çfarë jeni ju, a më kuptoni apo jo?

Po tunelet e Llogarasë, kush e çoi Lubinë? Lubia shkoi vetë në Ankara apo e çoi Palloshi në Ankara. Më thoni pak. Kush e çoi? Jo, në Ankara e çoi Palloshi. Palloshi e çoi në Ankara. Dhe atje, me Palloshin, 50 milionë euro.

Po aeroporti i Vlorës? Aeroporti i Vlorës, 130 milionë euro. Miq, edhe një herë, kanë firmosur si hajdutë të tmerrshëm për të paguar mungesë biletash, 10 milionë çdo vit për 13 vite, ndërkohë që aeroporti shfrytëzohet nga ndërtuesi, kompania për 35 vite.

E kuptoni ju? Dhe tani që ndërtuesi nuk u njeh këtë marrëveshje, tani duan të gjobisin vendin të paktën me 500 milionë të tjera sepse shkelin çdo ligj kundër tij.

A ka kund në botë të tillë?

Këto të gjitha së bashku, janë 1/4 e vjedhjes më të madhe që ndodh në Evropë, Porti i Durrësit. Po mor po. 1 milion e 400 mijë metër katrorë tokë publike që shkon rreth 3.8 miliardë euro në të cilën janë aksionerë çdo qytetar i Durrësit dhe çdo qytetar shqiptar.

Porti i Durrësit është pasuria më e madhe publike që kanë shqiptarët. Është më e madhe se kaskada. Është më e madhe se Rruga e Kombit në vlerë. Po mor po. Dhe atë do ta marrë Edi Rama me Alabarin, që thotë 'u gabova', thotë. U gabova. 4 miliardë euro. Dhe s'flet kush për të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco