E mërkurë, 18 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Sara Mila përplaset me Berishën: Të thërrasin 26 shpirtrat e vrarë në Gërdec dhe 4 në Bulevard
Lajme

Sara Mila përplaset me Berishën: Të thërrasin 26 shpirtrat e vrarë në Gërdec dhe 4 në Bulevard

Një shkëmbim i ashpër replikash është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetes socialiste Sara Mila. Përplasja nisi pasi Berisha iu drejtua ligjvënëses së PS-së me një koment për mandatin e saj, duke e cilësuar si “princesha e Kodrës së Kuajve”.

“Ti, princesha e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe të këshilloj t’i denoncosh, se nuk mund ta nisësh kështu karrierën”, deklaroi Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Deputetja socialiste nuk e la pa përgjigje deklaratën e kryedemokratit, duke e akuzuar atë për standarde të dyfishta dhe duke i rikujtuar ngjarjet e rënda të Gërdecit dhe 21 Janarit 2011.

Mila u shpreh se Berisha e kishte komentuar mandatin e saj edhe përpara se ajo të mbërrinte në Kuvend, ndërsa ironizoi edhe qëndrimet e tij ndaj SPAK-ut.

“E ka komentuar mandatin tim që pa ardhur unë, vazhdon ta përgojojë mandatin tim dhe në ecejaket e oborrit të SPAK-ut, që ai vetë e shan dhe nuk e konsideron. Më bëri thirrje të dorëzoja mandatin. Mirë do të ishte që këtë standard ta niste nga vetja”, u shpreh deputetja.

Në vijim, Mila iu drejtua drejtpërdrejt Berishës me një deklaratë të fortë, duke përmendur viktimat e tragjedisë së Gërdecit dhe protestës së 21 Janarit.

“‘Dorëzo mandatin’, më thotë mua, ndërkohë që e thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec, 4 në Bulevard e kush e di sa të tjerë në ’97”, deklaroi ajo.

Deputetja socialiste iu përgjigj gjithashtu komenteve të Berishës për SPAK-un, duke pretenduar se nuk ishte paraqitur në institucion si person në dijeni, siç kishte lënë të kuptohej kryedemokrati.

“Meqë ke qejf ecejaket në korridoret e drejtësisë, merr informacionet e sakta, që unë nuk kam shkuar atje si person në dijeni. Unë nuk i kam ditur në politikë sa mëkate ke ti”, përfundoi Mila.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.