Një person plagoset në parkingun e një tregu në Suharekë
Një person është plagosur gjatë mesditës së së mërkurës në parkingun e tregut “Ben Center” në Suharekë.
Rasti ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa bëhet e ditur se i plagosuri është dërguar me shenja jete në Spitalin e Prizrenit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lajmin për televizionin Dukagjini e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, Safet Hoxha.
Sipas Hoxhës, plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit në parkingun e tregut, ndërsa rasti është raportuar në Polici në orën 12:10.
“Ka qenë konflikt i çastit në parkingun e tregut ‘Ben Center’. Rasti është raportuar në ora 12:10”, ka deklaruar Hoxha.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota që i paraprinë konfliktit, ndërsa nuk ka informacione të tjera për gjendjen shëndetësore pas dërgimit në spital të të plagosurit.















