Pensionistët në Durrës sorollaten në radhë, në sportele u thonë: Nuk ka para, kthehuni nesër
Një 41-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap nga policia me doza kokaine që dyshohet se do t’i shiste.
I ndaluari rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve, pasi është dënuar edhe dy herë të tjera për të njëjtën veprimtari kriminale. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Recidivisti”.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Recidivisti”, vihet në pranga 1 shtetas me precedent të theksuar penal në fushën e narkotikëve.
U kap në flagrancë me lëndë narkotike Kokainë, që e posedonte me qëllim shitjen, arrestohet 41-vjeçari, i dënuar 2 herë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë (një pjesë e saj e ndarë në doza), 1 automjet dhe 1 celular.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Recidivisti”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-E. R., 41 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar me automjet, në qytetin e Fierit. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel