Të moshuarit në Durrës po përballen me radhë të gjata në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit, dhe jo vetëm, për të tërhequr pensionet e tyre. Ndonëse iu duhet të presin në radhë, shumë prej tyre ikin në shtëpi duarbosh, pasi fondi ditor i parave në sportel përfundon pa mundur të marrin të gjithë atë që u takon. Situata përsëritet ditë pas dite, ku shumë të moshuar përballen me të njëjtën fjali: lekët mbaruan, hajdeni sërish nesër. Kështu, shumë prej tyre detyrohen të rikthehen sërish në radhë, pa asnjë garanci se do të arrijnë ta marrin pensionin.