Wednesday / November 18 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

QKB, 1,755 biznese të reja në tetor, 16.5% me pjesëmarrje të kapitalit të huaj

Share Share Icon

Gjatë muajit tetor 2026, në Shqipëri janë regjistruar 1,755 subjekte të reja ekonomike, ndërsa numri i përgjithshëm i aplikimeve të administruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), në tre regjistrat e saj, arriti në 11,248.

Sipas të dhënave zyrtare të QKB-së, aktiviteti i regjistrimeve të reja është përqendruar kryesisht në Tiranë, ndërsa tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, informacioni dhe komunikacioni, si dhe ndërtimi rezultojnë ndër sektorët më të preferuar për hapjen e bizneseve të reja.

Nga 1,755 subjektet e regjistruara, 1,465 janë me pronësi 100% shqiptare, 272 me pronësi tërësisht të huaj dhe 18 me kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj. Kjo do të thotë se 290 biznese të reja, ose rreth 16.5% e totalit, kanë pjesëmarrje të kapitalit të huaj.

Sa i përket formës ligjore, pjesa më e madhe e regjistrimeve u përket personave fizikë, me 1,263 subjekte, që përfaqësojnë rreth 72% të totalit. Ndërkohë, janë regjistruar 484 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, tri degë të shoqërive të huaja, dy shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, dy shoqëri të thjeshta dhe një shoqëri aksionare.

Shpërndarja gjeografike tregon se Tirana vijon të jetë qendra kryesore e aktivitetit sipërmarrës në vend. Vetëm gjatë tetorit, në kryeqytet janë regjistruar 1,019 subjekte të reja, ose rreth 58% e totalit kombëtar.

Në vendin e dytë renditet Durrësi me 214 subjekte, i ndjekur nga Vlora me 119, Fieri me 92 dhe Elbasani me 77 regjistrime.

Sipas aktivitetit ekonomik, tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, renditet në vendin e parë me 425 subjekte të regjistruara.

Në vendin e dytë është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me 188 biznese të reja, duke reflektuar interesin për aktivitetet e lidhura me hotelerinë, restorantet dhe shërbimet e mikpritjes.

Një numër i konsiderueshëm regjistrimesh është evidentuar edhe në sektorin e informacionit dhe komunikacionit, me 169 subjekte, ndërsa ndërtimi ka regjistruar 162 biznese të reja.

Të dhënat e QKB-së tregojnë gjithashtu se 543 subjekte të regjistruara gjatë tetorit administrohen nga femra, duke përfaqësuar rreth 31% të bizneseve të reja.

Përveç regjistrimeve tregtare, Qendra Kombëtare e Biznesit ka administruar edhe regjistrimin e 190 lejeve dhe licencave gjatë muajit tetor 2026, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 512 subjekte.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Buxheti 2027, kryeministri: Dyfishojmë rritjen e pensioneve, taksë më e lartë për apartamentet bosh

Në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, diskutimi në parim i projektbuxhetit dhe paketës fiskale është shoqëruar me debate mes mazhorancës dh...

1 hour më parë 5 Min Lexim

Shqipëria kryeson rajonin për industrinë e orientuar nga tregu vendas, mbetet pas në eksporte

Shqipëria kryeson vendet e Ballkanit Perëndimor për peshën në punësim të firmave të industrisë përpunuese që prodhojnë vetëm me lëndë dhe materiale...

2 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!