Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kritikoi projektbuxhetin 2027 gjatë diskutimeve në Kuvend, duke u ndalur te rritja e çmimeve të banesave dhe kostot e larta të qirave në Tiranë. Sipas kreut të selisë blu, qiraja mesatare në kryeqytet ka arritur në 700 euro në muaj, ndërsa çmimi mesatar i apartamenteve është rritur nga 700 euro për metër katror në vitin 2013, në 2140 euro sot.
“Çfarë mbetet nga ky buxhet? Mbetet mjerimi për shqiptarët, mbetet rritja e çmimeve, rritja e madhe e çmimeve. Fliste këtu për ndërtimin? Përfaqësues i shëmtuar i klaneve më të zeza të drogës. Merrni shifrat, merr statistikat. Në Shqipëri në tetë vite 340.000 familje shqiptare janë bërë me shtëpitë e dytë, jo me kulla. Jo jo, shtëpi në fshatra i kishin kasolla ndërtuan në shtëpi. Asnjë kullë. Po sa ishte çmimi? Merri statistikat. Nuk ke nevojë t’i marrësh ti se ti ke Ku t’i marrësh ti? Sa ishte çmimi? Çmimi mesatar thotë INSTATI ishte 700 euro metri në 2013-n në Tiranë. Jo në rrethe të tjera. Sot çmimi në Tiranë është 2140 euro çmim mesatar. Po kush e prek dot atë? Sa është qiraja sot në Tiranë? Qiraja në Tiranë thotë INSTAT është 700 euro, është një rrogë mesatare. Keni ju zgjedhës? Ju jo me vezë, po ju me çdo gjë do tu kapin ata, t’u përzënë. A shkoni ju te zgjedhësit tuaj? Sa është që ai s’merr do shtëpi? 700 euro ku strehohesh dot? Dhe marrin trajsen dhe nisen rrugëve të botës. Por për xhinsin tuaj ju jo blini, po ju i paguani qiratë kudo. Ju blini me kate, ju blini me prestonome. U ka dalë nami, ju ka dalë era në mbarë Europën”.
Sipas Berishës buxheti është dëshmia e vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve. Ai akuzoi qeverinë për favorizim të koncesioneve dhe rritje të varfërisë.
“Buxheti është dëshmia më flagrante e vjedhjeve më të mëdha të qytetarëve të një vendi nga narkoqeveria dhe zyrtarët e saj. Nuk ka të tjerë. Edhe në rrafshin ndërkombëtar jeni bërë siç jeni. Lexoni raportin e Komisionit Europian. Dhe ju s’keni kurajo të ngriheni t’i thoni koha jote ka marrë fund se në fund të fundit jemi qytetarë të këtij vendi. Jemi patriotë. Po ju s’keni çfarë patriotizmi ju? Ju patriotizmin jua ka ngrënë xhepi. Jua kanë ngrënë interesat tuaja. Jeni transformuar si personazhet Franc Kafkës. Edi Rama ka përdorur një taktikë shumë të veçantë, taktikën e përlyerjes me çdo kusht të secilit”.










