Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është kthyer këtë të mërkurë në Prishtinë, pasi Gjykata Speciale në Hagë i lejoi një vizitë për arsye humanitare, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Krasniqi ka mbërritur në banesën e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku janë vendosur forca të shumta të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, të cilat kanë rrethuar zonën pranë shtëpisë. Pamjet tregojnë momentin prekës kur Krasniqi i afrohet derës së hapur të shtëpisë ku del vajza e tij, e cila duatroket nga gëzimi dhe më pas hap krahët për t'i dhënë të atit një përqafim të ngrohtë.
Vizita është autorizuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Krasniqi po përballet me akuzat për krime lufte.
Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë deri në orën 17:00, pas së cilës pritet të kthehet në Hagë. Kjo është hera e dytë që Krasniqi vjen në Kosovë. Herën e parë, ai u kthye në vendlindje pas vdekjes së vëllait të tij.
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se kjo është vizita e 15-të e këtij lloji që është lejuar nga gjyqtarët për të paraburgosurit, për arsye humanitare. Vizitat e tilla bazohen në Rregullën 56 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara, si dhe në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Më 16 shtator 2026, Gjykata Speciale e shpalli fajtor Krasniqin për disa prej tyre dhe e dënoi me 25 vjet burg.
Trupi gjykues e gjeti fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm të 385 personave, trajtim mizor dhe torturë ndaj 49 personave, si dhe vrasjen e paligjshme të 96 personave. Ndërkohë, ai u shpall i pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.








Komente
Komento