“Interi është një nga rastet e rralla kur një fond investimesh vjen në Itali dhe nuk ndryshon drejtimin e klubit. Ky është një akt inteligjence. Pronësia është e pranishme çdo ditë dhe kemi mundësi të diskutojmë së bashku. Kështu kemi arritur të ndërtojmë një Inter fitues”.
Kështu u shpreh presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, në aktivitetin “RCS Sport Industry Talk”, i cili vazhdoi: “E them me krenari se sezonin e kaluar fituam kampionatin dhe Kupën e Italisë, ndërsa për të dytin vit radhazi e mbyllëm bilancin financiar me fitim. Maksima ‘sa më shumë shpenzon, aq më shumë fiton’ nuk vlen gjithmonë. Ndonjëherë kompetenca kompenson investimet financiare. Synimi është të krijojmë kombinimin e duhur për të arritur objektivat dhe rezultate pozitive. Do të vazhdojmë me këtë model”.
Duke folur për Serie A, Marotta theksoi se pronarët e huaj kanë ndihmuar futbollin italian. Në fund, ai analizoi krizën e kombëtares italiane: “Vështirësitë nuk vijnë vetëm sepse ne kemi rënë në nivel dhe cilësi, por edhe sepse të tjerët janë përmirësuar. Konkurrueshmëria duhet parë edhe nga ky këndvështrim. Nuk është rastësi që në dy kualifikimet e fundit jemi eliminuar nga Maqedonia dhe Bosnja”.







