Vëllait të Jakup Krasniqit, ish-udhëheqësit të UÇK-së, i cili ndodhet sot në Kosovë për një vizitë, nuk iu dha mundësia të takohej me familjarin e tij.
Para gazetarëve, ai tregoi se çfarë i ishte thënë, çka e pengoi të zhvillonte një takim me vëllain e tij, Jakupin.
Të lidhura
None found
“Vajza e tij më tregoi, bac mos na e prishni renin neve se na e ndalin vizitën, jo i thash me e prish unë nuk po du. Me ndreq diçka se për me prish, e prisht është boll”, deklaroi ai.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se bashkëshortja e Jakup Krasniqit nuk po ndihet shumë mirë.
“Ligësht, ka qenë në Turqi, analiza i ka dalë keq”, tha ai.







