Fansi i çmendur i GTA 6 rezervon hotel për një javë, vetëm që të luajë i pashqetësuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.11.2026, 13:33

Një fans i zjarrtë i Grand Theft Auto VI ka vendosur të shkojë një hap më tej për të shijuar lojën e shumëpritur. Ai ka rezervuar një dhomë hoteli për plot një javë, në mënyrë që askush të mos e shqetësojë gjatë ditëve të para të lançimit të GTA 6.

Megjithatë, bashkëshortja e tij nuk duket aspak e bindur nga ky vendim. Sipas tij, ajo mendon se ose është çmendur, ose po e përdor qëndrimin në hotel si justifikim për ta tradhtuar.

Ndërsa në internet po qarkullojnë histori emocionuese për partnerë që marrin ditë pushimi për lançimin e lojës apo që i dhurojnë njëri-tjetrit bileta simbolike për në Vice City, ky fans ka zgjedhur një mënyrë krejt tjetër për t'u përgatitur.

Edhe pse tingëllon ekstrem, kjo histori është një tjetër dëshmi e asaj se deri ku janë të gatshëm të shkojnë fansat për të përjetuar GTA 6 që në ditën e parë. Pritja për lojën ka marrë përmasa të pazakonta, duke prekur njerëz të moshave të ndryshme, nga gjyshet e deri te fansat që kanë marrë mbështetje financiare për të pasur mundësinë ta shohin lojën të dalë në treg.

Në vende të ndryshme të botës, disa çifte kanë shkuar aq larg sa kanë hartuar marrëveshje për javën e lançimit, duke ndaluar shprehje si "është thjesht një lojë".

Të tjerë kanë surprizuar partnerët me kuti të punuara me dorë, një javë pa punë shtëpie apo edhe karta imbarkimi simbolike nga Los Angeles drejt Vice City.

Edhe kompanitë kanë filluar të tregojnë mirëkuptim për entuziazmin e punonjësve.

Disa kanë njoftuar mbylljen e përkohshme të aktivitetit, ndërsa të tjera po u ofrojnë stafit deri në pesë ditë pushim, leje me dëshirë dhe kohë të lirë për të shijuar lojën.

Duket se për disa fansa, lançimi i GTA 6 nuk është thjesht një ngjarje në botën e videolojërave, por një ngjarje që kërkon përgatitje të veçantë, madje edhe një javë larg shtëpisë!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit