Sali Berisha ndau një tjetër këndvështrim nga ai i Edi Ramës në lidhje me gjendjen e ekonomisë së vendit. Ai foli për ekonomi të kapur nga paratë e trafikut të drogës dhe e konsideroi buxhetin si buxhet të narko-karteleve dhe korrupsionit. Berisha - Çfarë ndodhi me Shqipërinë? Në Shqipëri futen miliarda dhe miliarda euro, narko-euro me të cilat blihen ministrat. Ja ku janë! Me rroga nga kartelet për të emëruar drejtorët e qeverisë. Ja ku është ai. Si i thotë në telefon Suel Çela, Çopjes? Ju paguaj rrogë ministrave, thotë, dhe fjalën e ka për atë, se është në atë kohë. U paguaj rrogë gjykatësve, prokurorëve, Padrinos dhe me radhë. Por ajo që është dramë e çdo qytetari është shkatërrimi i dhjetëra mijëra vendeve të punës për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit. Rënia katastrofike e eksporteve në vitin 2022-2025 me 29%. Kjo rënie, të dashur qytetarë, do të thotë rrënim i dhjetëra mijëra vendeve të punës. Do të thotë largim masiv i shqiptarëve nga Shqipëria. Kjo rënie e euros dhe dollarit ka zhvlerësuar kursimet e shqiptarëve në banka në euro dhe në dollarë, në total 250 miliardë lekë. A e kuptoni ju mor ç'jeni apo jo? Berisha akuzoi se në 14 vite mazhoranca socialiste ka vjedhur 50 miliardë euro