Ky është momenti kur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, takohet me familjarët e tij, pas mbërritjes nga Haga. Ish-kreu i Kuvendit, i cili po gjykohet në gjykatën speciale të Hagës, u lejua që të udhëtonte drejt Kosovës, duke siguruar një lejë të posaçme nga autoritetet. Bëhet e ditur se shkak i vizitës së tij është bërë gjendja shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes. Ndërkohë, pranë banesës së tij u shfaqën edhe ekipet e EULEX-it, të cilët e shoqëruar deri në banesë.