Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive që dyshohet se burojnë nga veprimtaria kriminale e grupit të Adi Çobos, në kuadër të hetimeve të zhvilluara për dosjen “Ura”.
Sipas SPAK, hetimet pasurore janë kryer në funksion të procedimit penal nr. 36 të vitit 2019, që lidhet me veprat penale të trafikimit të narkotikëve, kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Nga verifikimet dhe ekspertimet kontabël e vlerësuese janë identifikuar pasuri të paluajtshme, automjete dhe kuota në shoqëri tregtare, të regjistruara në emër të personave nën hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta.
Sipas organit të akuzës, këto pasuri nuk justifikohen me burime të ligjshme të të ardhurave. Vlera e tyre arrin në rreth 9.1 milionë euro.
Në listën e pasurive për të cilat SPAK ka kërkuar konfiskim përfshihen 24 pasuri të paluajtshme, mes tyre apartamente, njësi tregtare, truall dhe ndërtesa, 2 vende parkimi në Vlorë, 3 automjete luksoze të markave BMW dhe Mercedes-Benz. Kuota në katër shoqëri tregtare dhe në një aktivitet të regjistruar si person fizik.
Konkretisht kërkohet konfiskimi:
-3 automjete
-kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;
-24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.
Pasuritë e luajtshme:
-Automjet i markës BMË, i vitit 2018.
-Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
-Automjet i markës BMË, modeli X6, i vitit 2021.
Kuotat e subjekteve tregtare:
-Shoqëria tregtare “Marquess” sh.p.k.
-Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.
-Shoqëria, Agjenci udhëtimi “Dubai im” sh.p.k.
-Shoqëria TV-kabllor, Vlora CABLE, sh.p.k.
-Personi fizik “O. Sh”.
Pasuritë e paluajtshme:
-Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.
-Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.
-Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e ndodhur në Durrës.
-Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.
-Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.
-Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
-Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
-Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.
-Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.













