Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur në Kuvend një sërë pyetjesh për ministrat gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale, duke vënë në dukje premtimet e pambajtura të Partisë Socialiste për financimin e shëndetësisë dhe arsimit me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Bozdo kërkoi shpjegime se çfarë kanë bërë ministrat për të siguruar më shumë fonde dhe nëse kanë kërkuar realisht rritjen e financimit pranë kryeministrit dhe ministrit të Financave.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për rënien e prodhimit bujqësor dhe krizën e eksporteve shqiptare, duke kërkuar nga qeveria masa konkrete për subvencionimin e fermerëve, përballimin e përmbytjeve dhe mbështetjen e industrisë vendase. Sipas Bozdos, prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa buxheti duhet të ofrojë instrumente reale për mbështetjen e ekonomisë dhe prodhimit “Made in Albania”.
Bozdo: Një pyejte që ka lidhje me sektorin e shëndetësisë. Desha të dij nga zonja ministre nëse e konsideron të arsyeshëm premtimin elektoral të PS para 13 vitesh për financimin e sektorit të shëndetësisë me 5% të PBB. Nëse nuk e konsideron të arsyeshme atëherë kuptohet dhe qëndrimi i kësaj qeverie por nëse e konsideron të arsyeshëm a mund të japi shpjegime ministrja se për çfarë arsye shëndetësia ende ndodhet në nivel shuëm të ulët financimi as sa gjysma e premtuar, edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe a ka bërë ajo ndonjë përpjekje reale pranë kyeyminisrtit për të marrë më shumë financim dhe çfarë përgjigje ka marrë.
E njëjta pyetje edhe për ministren e Arsimit, edhe këtu kemi një premtim prej 13 vitesh të pambajtur elektoral për financimin e arsimit me 5% të PBB. Jemi ende në nivele shumë të ulëta. A konsiderohet se ky është një premtim elektoral apo një premtim që ndoshta PS e ka thënë në fushë elektorale. Çfarë ka bërë ministrja e Arsimit nëse e ka bërë për të marrë më shumë fonde nga ky buxhet dhe kush ka qënë përgjigjia nga kryeministri apo ministri i Financave.
Për ministrin e Bujqësisë që mungon. Bujqësia është një ndër sektorët më të financuar por për të pestin vit radhazi është në rënie drastike të prodhimit si sektor, ç’ka do të thotë që ka vështirësi strukturale ekzistenciale, siç i ka edhe industria e eksporteve, siç e thotë këtë gjë edhe raporti i Komisionit Europian. Pyejte për ministrin e Bujqësisë që mungon: A ka zoti ministër ndonjë instrument shtesë për të financuar subvencionimin e fermerëve dhe meqënëse vendi është përmbytur disa herë dimrin e kaluar dhe dimrin e kemi përballë, a ka parashikuar zoti ministër një fond për tu ardhur në ndihmë siç edhe u kanë premtuar sa e sa herë fermerëve që janë përmbytur në zonën e Shqipërisë së mesme?
Pyetje për ministren e Ekonomisë. A mundet zonja ministre duke parë që prodhimin industrial shqiptar Made in Albania, eksportuesit janë në krizën e tyre më të thellë prej narkoeurove. A mund të na thotë zonja ministre nëse ka parashikuar apo tenton të parashikojë ndonjë instrument për t’i mbështetur edhe eksportuesit dhe prodhimin Made in Albania në ditë shumë të vështira, siç kanë qënë dhe janë kërkesat e industrisë?
© SYRI.net
Isuf Çelaj: 14 vite mashtrime me Tropojën dhe Hasin, asnjë investim në rrugë dhe shëndetësi!
Projektbuxheti/ Ndoja: A ka parashikime në buxhet për rrugët e shkatërruara të Durrësit, përmbytjet, zjarret..
Denisa Vata denoncon braktisjen e Matit dhe Klosit: Asnjë investim i ri, spitali pa pajisje, qeveria parashikon zero lek...